ARKATANA

Haradinaj i përgjigjet Ambasadës Amerikane për taksën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Edhe pas presionit që Ambasada Amerikane në Kosovë është duke ushtruar ndaj krerëve të shtetit që të largojnë taksën 100 për qind ndaj produkteve që hynë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, kryeministri Ramush Haradinaj e ka ripërsëritur qëndrimin kundër shfuqizimit të taksës.

I pari i ekzekutivit sot u shpreh se Kosova është e interesuar ta pezullojë taksën vetëm nëse ka gatishmëri nga Serbia për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

Këto komente Haradinaj i bëri pas vizitës në kompaninë “M-Technologie”, teksa theksoi se këtë vit shumicën e kohës do ia kushtojnë ekonomisë.

UBT

“Jo jo nuk ka diçka të kësaj natyre. Ne kemi hyrë në disa dimensione të reja në politikë në Kosovë do të thotë këtë vit shumicën e kohës do ia kushtojmë ekonomisë. Marrëdhëniet ekonomike Kosovë-Serbi janë të rëndësishme, ndonjëherë kanë me u rregullua, por duhet me iu pri edhe marrëdhëniet politike, pra pa një marrëveshje politike Kosovë-Serbi është zor me i mbajtur të rregulluara marrëdhëniet tjera. Ne jemi të hapur, pra jemi të interesuar me e pezullua taksën nëse ka gatishmëri për me u rregullua marrëdhëniet Kosovë-Serbi politike, e që nënkupton edhe njohja e Kosovës pra”, ka shtuar ai.

Ambasada amerikane në Kosovë sot gjatë ditës përmes një komunikate për media kanë bërë përsëri thirrje që taksa 100%të tërhiqet, pasi sipas tyre ky veprim është i kundërt me interesat e SHBA-ve./KP/Telegrafi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.