ARKATANA

Haradinaj i pakënaqur, mesazh Kurtit: Nëse s’je qeveri, do të shihet me 31 gusht

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Sipas Haradinajt. çdo veprim i lënë në gjysmë të rrugës, është humbje për Kosovën. Ai thotë se pezullimin prej një muajsh, Qeveria duhet ta shfrytëzojë për zbatim te reciprocitetit “me shumë seriozitet”.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, tani kryetar i partisë opozitare AAK, është shprehur i pakënaqur me veprimin e Qeverisë në lidhje me reciprocitetin.

“Kosova nuk e ka komoditetin të bëjë eksperimente. Operacionet e sigurisë për shtrirjen e sovranitetit, duhet të studiohen, të analizohen e të shpjegohen mirë. Çdo veprim i lënë në gjysmë të rrugës, siç ishte ai i mbrëmshmi, është humbje për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj sot në Facebook.

Ish-kryeministri që përkrahu dje Qeverinë për vendosjen e reciprocitetit, thotë se zbatimi i ligjit nuk ka opsion tjetër dhe duhet të bëhet në bashkërendim me aleatët e sigurisë.

“Zbatimi i rendit dhe ligjit është i pa alternativë dhe duhet të bëhet në konsultim të ngushtë me aleatët e sigurisë”

Mobi Casa

“Afati prej 30 ditësh për zbatimin e reciprocitetit duhet të shfrytëzohet me shumë seriozitet”, shkruan tutje Haradinaj, transmeton Gazeta Express.

Ai thotë se Kosovë, përvec nga bandat kriminale në veri, po dobësohet edhe nga “të paditurit e praktikantët në qeveri”.

“Kushtetuta e vendit është më e fortë sesa kriminelët në veri, e të paditurit e praktikantët në qeveri”, shkruan ish-kryeministri.

Në fund, ai i bën një thirrje Qeverisë.

“Qeveri, nëse hala je qeveri, voto ligjet e forcoje Policinë, ligjn për paga dhe ligjet për sigurim shëndetësor e pensional. Nëse s’je qeveri, do të shihet me 31 gusht”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.