Uji Dea

Haradinaj i kërkon interpelancë Kurtit si dhe votimin e një rezolute në Kuvend

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës mbajtjen e një seance për interpelancë me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, duke thënë se situata politike është ndër më të rëndat në këto 22 vjet.

Haradinaj në një konferencë tha se Serbia me aleatët e saj ka krijuar një skenar të destabilizimi të situatës në Kosovë.

“Kam kërkuar me urgjencë interpelancë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për situatën e krijuar në vend. Situata politike është ndër më të rëndat në këto 22 vjet. Serbia me aleatët e saj ka krijuar një skenar të destabilizimi të situatës në Kosovë, duke urdhëruar përfaqësuesit serbë në institucionet shtetërore e publike dhe të sigurisë që t’i braktisin ato. Për fat të keq edhe veprimet e deritanishme të institucioneve të Kosovës, nuk kanë qenë në përputhje me situatën e krijuar”, tha ai.

Haradinaj më tej shtoi se kryeministri i vendit në vend që të përfillë kërkesën e SHBA-së për të shtyrë zbatimin e marrëveshjes për targat, ka zgjedhur skenarin më të keq, zbatimin në faza të kësaj marrëveshje, me çka i ka dhënë hapësirë Serbisë, edhe ta luajë rolin e viktimës, edhe të ndërmarrë veprime anti-Kosovë.

Eco Higjiena

“Fatkeqësisht as presidentja e as Kuvendi i Kosovës nuk kanë vepruar në përputhje me seriozitetin e situatës, duke vepruar sikur në vend në këto dy javë nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme”, u shpreh Haradinaj.

Ai po ashtu ka paraqitur një rezolutë me disa pika, duke i kërkuar Kuvendit të Kosovës që ta votojë atë.

“Duke pasur parasysh këtë situatë, sa të rëndë po aq edhe të rrezikshme, i propozoj Kuvendit ta votojë rezolutën: Qeveria e Republikës së Kosovës të marrë vendim menjëherë për shtyrje të vendimit për targa deri në marrëveshje finale. 2-Institucionet e Kosovës: Presidenca, Kuvendi, Qeveria e Kosovës, institucionet në të gjitha nivelet, të fillojnë dialogun intensiv me serbët e Kosovës për t’u kthyer në institucionet e Kosovës dhe për të kthyer besimin e ndërsjellë. 3- Qeveria të nisë komunikimin intensiv me faktorët më relevantë në vend, duke përfshirë edhe opozitën, jo vetëm si reflektim i gjendjes së krijuar por edhe si nevojë e gjetjes së rrugëdaljes nga situata e krijuar. 4- Të kërkohet një Samit në SHBA (takim disaditor), deri në përmbylljes e marrëveshjes finale për njohje Kosovë-Serbi”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.