Hidromorava

Haradinaj i kërkon BE-së liberalizimin e vizave për Kosovën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka njoftuar se mbrëmë ka qenë pjesmarrëse e panelit ministror të Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, raporton Gazeta Exrpress.

Haradinaj në Facebook ka shkruar se ka marrë pjesë në këtë panel me ftesë të Ministrit Federal të Punëve të Jashtme të Gjermanisë Heiko Maas, nën moderimin e Ministrit Gjerman të Shtetit për Evropë Michael Roth.

Ministrja e Punëve të Jashtme tha së në fjalimin e saj ka ndarë me pjesmarrësit realitetin e Kosovës si vendi më i ri e me popullsinë më të re në Evropë.

Fundamenti

“I ftova të shfrytëzojmë bashkë potencialin e lartë të Kosovës dhe rinisë së mrekullueshme të saj, duke u bashkuar në iniciativën tonë për të themeluar në Prizren një Qendër Rajonale për Start-up dhe Inovacion”, ka shkruar ajo.

“Poashtu theksova se Ballkani Perëndimor duhet të mirënjoh realitetin brenda vetes së pari, para se të kërkojë integrim të mëtejmë në strukturat eurointegruese. Vetëm mbi parimin e barazisë do të mund të ndërtojmë të ardhme të përbashkët. Në fund, nuk kisha se si të mos e theksoj mungesën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke kërkuar nga Presidenca Gjermane dhe BE-ja veprim strategjik dhe vendosmëri për të përqafuar afër vetes rininë e jashtëzakonshme kosovare”, tha Haradinaj./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.