FITORJA

Haradinaj i kënaqur me lëshimet që iu bënë për demarkacionin

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Sipas liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, qëndrimi i Malit të Zi për “rishikim” të demarkacionit me Kosovën, është një qëndrim shumë i respektueshëm.

Në këtë drejtim, Haradinaj e çmon jashtëzakonisht shumë gatishmërinë e shtetit fqinj që ka kuptuar peshën e problemit që ka shkaktuar shënimi i kufirit dhe gatishmërinë që kjo çështje të korrigjohet.

Në një prononcim për Telegrafin, Haradinaj ka thënë se edhe Kosova gjithsesi është po ashtu shumë e interesuar që të ketë marrëdhënie të mira me Malin e zi, siç i kemi pasur tash e sa vjet dhe se ato duhet të avancohet më tutje.

“Në në vijimësi e kemi thënë se faji për demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e zi nuk është i Malit të zi, por i Komisionit Shtetëror të Kosovës dhe i kryeministrit të vendit, të cilit edhe njëherë i dërgojmë porosi që ta vendos kufirin atje ku ka qenë dhe ku duhet të jetë (në Çakorr dhe të Kulla e Zhlebit)”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka vlerësuar se nuk ka pasur nevojë që kurrfarë presioni t’i bëhet Malit të zi.

Presioni, sipas tij është dashur tu bëhet qeveritarëve në Prishtinë.

ARKATANA

“Ata (Mali i Zi) thjeshtë e kanë kuptuar problemin dhe si shtet normal janë deklaruar të gatshëm që t’i eliminojnë gabimet që janë bërë, gjë që Isa Mustafa e Hashim Thaçi, akoma nuk po tregojnë se janë të gatshëm ta bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë Haradinaj për Telegrafin.

Lideri i AAK-së ka theksuar se opozita e bashkuar i ka ofruar dëshmitë dhe argumentet se demarkacioni është skandaloz, duke shtuar se “ne u kemi dërguar mesazhe të qarta nënshkruesve të marrëveshjes se askush nuk mund ta falë tokën e Kosovës dhe se kjo marrëveshje nuk do të kalojë”.

“Ne presim që Qeveria ta shkarkojë Komisionin ekzistues, ta emëroj një tjetër Komision dhe kufirin ta kthejë në Çakorr dhe në Kullën e Zhlebit. Kaq kërkojmë dhe kaq do të bëjmë”, ka shtuar Haradinaj.

Ndryshe, përmes një komunikate sqaruese për mediet, Shërbimi për Marrëdhënie me Publikun në Qeverinë e Malit të Zi, ka reaguar ndaj mospajtimeve në Kosovë rreth marrëveshjes me Malin e Zi për shënjimin e kufijve shtetëror.

Duke i konsideruar këto mospajtime si çështje të brendshme të Kosovës, sipas komunikatës, Qeveria e Malit të Zi mbron qëndrimin se marrëveshja për demarkacionin është vendosur sipas kufijve administrativë në ish-Federatën Jugosllave.

Mirëpo nëse dikush ka dyshim mbi këtë, Qeveria e Malit të Zi shprehet e gatshme ta konsiderojë çdo vërejtje, pasi sipas asaj që është shkruar Mali i Zi nuk dëshiron mosmarrëveshje me fqinjët.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.