HW

Haradinaj i impresionuar me kualitetin e produkteve të mishit “Kalabria”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka vizituar kompaninë e prodhimit dhe përpunimit të mishit në Gjilan. Sipas tij, suksesi i kësaj fabrike është arritur falë përcaktimit të fuqishëm për të punuar në Kosovë dhe për t’iu përshtatur nevojave të tregut.

Në vizitën që i bëri fabrikës së përpunimit të mishit “Kalabria”, kryeministri Haradinaj tha se kjo fabrikë ka pasur traditë dhe është ruajtur edhe zëri i mirë i njerëzve që kanë punuar, edhe tani me sjelljen e teknologjisë dhe ekspertizës së re.
“Produktet e kësaj kompanie janë të besueshme dhe më vjen mirë që në treg dalim më lirë sesa produktet e huaja dhe për nga kualiteti janë më të mira sesa ato që i importojmë”, tha kryeministri Haradinaj.

Fundamenti

Sipas tij, suksesi i kësaj fabrike është arritur falë përcaktimit të fuqishëm për të punuar në Kosovë dhe për t’iu përshtatur nevojave të tregut.
“U bëj thirrje qytetarëve që t’i konsumojnë sa më shumë produktet e Kosovës, sepse duke fuqizuar kompanitë vendore ne fuqizojmë ekonominë e vendit tonë! Mbresëlënës kapaciteti i prodhimit dhe përpunimit të mishit në fabrikën “Kalabria” në Gjilan.
Sot, isha dëshmitar i një angazhimi serioz të fabrikës Kalabria me pronar Xhelal Selimin, suksesi i të cilit është arritur falë përcaktimit të fuqishëm për të punuar në Kosovë dhe për t’iu përshtatur nevojave të tregut. U bëj thirrje qytetarëve që t’i konsumojnë sa më shumë produktet e Kosovës, sepse duke fuqizuar kompanitë vendore ne fuqizojmë ekonominë e vendit tonë” ka thënë Haradinaj.

Kurse, Xhelal Selimi, pronar i fabrikës “Kalabria” falënderoi kryeministrin Haradinaj për vizitë, duke e njoftuar nga afër me punën që bënë kjo fabrikë, e cila merret me përpunimin dhe prodhimin e produkteve të mishit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.