Eko Higjiena

Haradinaj: I gëzohem përkrahjes, që legjislatura e re e BE-së vazhdon t’i jap Kosovës për vizat

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përshëndetur votimin e sotëm të Komitetit për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) në Bashkim Evropian, të cilët votuan edhe një herë pro fillimit të negociatave me Këshillin e Ministrave të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Haradinaj në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka shkruar se i gëzohet përkrahjes që legjislatura e BE-së vazhdon t’i jap Kosovës.

UBT

“Me gjithë vonesat dhe diskriminimin ndaj Kosovës, është për t’u përshëndetur votimi i sotëm i Komisionit për Drejtësi, Punë të Brendshme dhe Liritë Qytetare (LIBE) për procesin e rinisjes së negociatave ndërinstitucionale me Këshillin e Bashkimit Europian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Ndonëse votim i përsëritur për të dytën herë, i gëzohem përkrahjes, që legjislatura e re e BE-së vazhdon t’i jap Kosovës në këtë të drejtë tashmë të fituar”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka thënë se Kosova dhe qytetarët e saj, presin që me të njëjtën përkrahje do të përsëritet edhe votimi i nevojshëm në Parlamentin Europian, dhe përfundimisht në Këshill, që të hapen rrugët e shkëmbimeve kulturore, akademike, e turistike me Europën edhe për qytetarët kosovarë

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.