UBT

Haradinaj: I frikësohem situatave kur Vjosa Osmani duhet të marrë vendim të shpejtë në emër të Kosovës

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit. Ai theksoi se AAK-ja ka arsye të mjaftueshme të mos ia jap votën Vjosa Osmanit për këtë post.

Haradinaj në Pressing të T7 ka thënë se i frikësohet situatave kur Osmani duhet të marrë ndonjë vendim të shpejtë në emër të Kosovës.

“Përvoja ime në politikë dhe në shumë procese m’i ka dhënë disa alarme. Unë nuk kam pasë rast me e pa zonjën Osmani në situata të vështira. I frikësohem situatave kur zonja Osmani, siç ishte rasti me 4 shtator, kur duhet të marrë ndonjë vendim të shpejtë në emër të Kosovës. Unë personalisht i kam vuajt pasojat e disa vendimeve të shpejta më herët si rasti i Demarkacionit e Zajednicës”, ka thënë Haradinaj.

Fundamenti

Sipas tij kjo është një arsye e mjaftueshme që partia e tij të mos e ndihmojë zgjedhjen e Osmanit presidente.

“Për mua është e mjaftushme të mos ndihmojë në situata të tilla, që AAK-ja të mos ndihmojë në zgjedhjen e presidentit nëse nuk e kemi vërtetu ose verifiku në situata të caktuara të marrjes së vendimeve”, tha Haradinaj./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.