UBT

Haradinaj i dhuron Hartën e Artë të Kosovës ambasadorit Delawie

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ka dhuruar Hartën e Artë të Kosovës ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka treguar se kjo dhuratë i është dhënë ambasadorit Delawie si simbol i vlerësimit të punës së këtij të fundit në mbështetjen e agjendës shtetërore.

Fundamenti

Postimi i plotë:

Gjatë takimit të rregullt me ambasadorin e ShBA-ve, Greg Delawie, në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, pata nderin t’ia dhuroj, sot, Hartën e Artë të Kosovës, si simbol të vlerësimit tonë për punën e tij të madhe në mbështetje të agjendës sonë shtetërore dhe inkurajimin për të bërë më të mirën për të gjithë qytetarët tanë pa dallim. Kosova po kalon nëpër procese të rëndësishme politike dhe ndihma e miqve amerikanë ishte dhe mbetet jetike për vendin tonë. Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e saj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.