ARKATANA

Haradinaj, i bindur se nuk do të ekstradohet në Serbi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj tha se beson që procedurat dhe çdo gjë tjetër është konsumuar në lidhje me ndalimin e tij në Francë. Haradinaj në një intervistë për RTV21, tha se vendimi dihet dhe do të jetë refuzim ndaj palës serbe dhe nuk beson se mund të ekstradohet në Serbi.

“E para është se unë e njoh juridiksonin serb mbi mua, do të jetë refuzim. E kanë përdorë këtë praktikë edhe më herët. Mirëpo, është e papërfillshme. Më 27 prill është vetëm vendimi“, tha Haradinaj.

Ai mendon se drejtësia franceze është ndikuar nga Serbia, pasi siç thotë i pari i AAK’së as Gjermania, Anglia as edhe një shtet tjetër nuk i njohin fletëarrestet e Serbisë, por vetëm vendimin e Hagës.

GRANDEMALL

Ramush Haradinaj, ndër të tjera tha se nuk pret mirë prej Serbisë, duke shtuar se “Beogradi zyrtar nuk ka kurrfarë vlefte për mu”.

Ai u shpreh se gjendja e tij është e mirë ani pse ka vuajtje, lodhje dhe inate por, siç tha Haradinaj, nëse kthehemi prapa duke e kujtuar sakrificën e familjes Jashari, pastaj vuajtjet e Adem Demaçit ai thotë se kjo mbajtje nuk është asgjë.

Më 6 prill, vendimi për lirimin e Ramush Haradinajt është shtyrë nga Gjykata e Francës deri më 27 të këtij muaji.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.