UBT

Haradinaj: Heqja e vizave do të na konfirmohet para pushimit të verës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri Ramush Haradinaj në fjalën e tij, ku po debatohet për Raportin e Progresit, tha se mendon që heqja e vizave për Kosovën do t’i konfirmohet para pushimit të verës.

“Për vizat është vendosë, por ajo temë nuk është përfshirë në raport se vetë karakteri ka dedikim të caktum është një arritur e madhe fakti se i është rekomandu hapja e negociata dy fqinjëve tonë. Jam i bindur se ajo që na intereson neve, pra heqja e vizave, ajo do të ndodhë. Mendoj se para pushimit të verës do të na konfirmohet”, shtoi ai.

Ai duke iu përgjigjur kritikave të deputetëve për raportin, shtoi se një raport i tillë e kërkon një analizë më serioze.

“Si sot si javën tjetër nuk e kuptoj ku është dallimi. Kemi hartuar plan operacional se si t’i adresojmë këto sfida të dala nga raporti, të hënën e kemi mbledhjen.

Mobi Casa

Në disa raste ka progres më shumë, në disa raste ka sfida më shumë”, tha Haradinaj.

Ai iu kundërpërgjigj deputetit Ilir Deda i cili kritikoi Haradinajn që nuk ishte në Kuvend kur filloi seanca, duke shtuar se ministrat dhe kryeministri po rrinë nëpër shtëpi.

“S’po ikim në shpi, qysh u tha sot”, tha Haradinaj. /Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.