FITORJA

Haradinaj: Hapja e temës së kufijve e papranueshme për mua

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë vizitës në Vlorë ka deklaruar se hapja e temës së kufijve është e papranueshme për të. Ai gjatë takimit me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli, ka shprehur respektin e popullit të Kosovës për Vlorën dhe për mundësinë e ndërtimit të së ardhmes duke ndihmuar njëri-tjetrin.

“Shpreh respektin dhe falënderimin tim të madh dhe të popullit të Kosovës për mundësinë që sot të jemi bashkë në nderim, jo vetëm të historisë sonë të lavdishme e të çmuar por edhe për mundësinë që ne të ndërtojmë të ardhmen tonë po aq të lavdishme duke ndihmuar njeri-tjetrin dhe do të jemi çdo herë e më afër”, tha Haradinaj.

I pyetur për deklarimet e presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve, Haradinaj tha se hapja e kësaj teme është e papranueshme për të.

“Për fat të keq të popujve të Ballkanit, luftërat kanë qenë tragjike në të kaluarën dhe realiteti i sotëm është si rezultat i atyre luftërave, ne duhet të konsolidojmë të arriturat tona, Shqipëria, Kosova e kudo që jemi shqiptarë, por hapja e temës së kufijve është e papranueshme për mua”, tha ai.

Duke tentuar t’iu shmanget pyetjeve të tjera të gazetarëve rreth korrigjimit të kufijve, shefi i Qeverisë së Kosovës tha se shpreson që më 1 janar të hiqet dogana mes shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë.

I pyetur nëse referendumin për një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë e sheh si zgjidhje, ai u shpreh se kufijtë nuk duhet të preken.

Hidromorava

“Do të heqim doganën më qëllim po e devijoj pyetjen e juaj, ajo është një retorikë politike Beogradi bënë një retorikë, Prishtina bënë është një kundër retorik në fund kufijtë ju e dini nuk lëvizin me fjalë…Fatmirësisht jetojmë në demokraci dhe mund të deklarohemi për të gjitha temat por iu them edhe njëherë kufijtë kanë vendosur si rezultat i ndarjes së epilogut të luftërave, nuk duhet të prekim në kufi”, tha ai.

Ndërsa, kryebashkiaku i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli e falënderoi kryeministrin Haradinaj për vizitën e sotme në Vlorë duke e quajtur si vizitë historike.

“Sot në Vlorë në një ceremoni simbolike jemi së bashku për të vlerësuar njeriun më të madh historik të kombit, Ismail Qemali. Jam i bindur që çdo kush me veprën që bënë në fund fare mund të bëjë histori, Ismail Qemali bëri historinë e madhe të shqiptarëve dhe ne jemi duke e vlerësuar të gjithë së bashku duke u përpjekur që secili nga ne në rrugën e vet të bëjë historinë e tij për të mirën e vendit dhe të Shqipërisë”, tha Leli.

Ai nuk ka dashur të komentojë mundësinë e ndryshimit të kufijve të Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Vlorë, kryeministri i Kosovës , Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga kryebashkiaku, ka vizituar monumentin e pavarësisë, ka vendosur kurora lulesh pranë varrit të Ismail Qemalit, dhe po ashtu ka vizituar Muzeun Historik dhe Muzeun e Pavarësisë.

Ndryshe, shefi i Qeverisë së Kosovës me rastin e kësaj vizite, kryebashkiakut të Vlorës i dhuroi një hartë të vogël të Kosovës, kurse Leli i dhuroi kryeministrit Haradinaj portretin e Ismail Qemalit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.