Fundamenti

Haradinaj-Hahnit: Kemi shpresuar se vjen me lajm të mirë për vizat

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Me të nisur takimi i komisionerit për Zgjerim të BE-së Johannes Hahn, dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, Haradinaj i ka thënë Hahn se kanë pritur një lajm të mirë për vizat raporton “Zeri.info”.

“Kemi shpresuar se do të vini me lajm të mirë për liberalizimin e vizave për Kosovën para krishtlindjeve”, i tha Haradinaj, komisionarit Hahn para medieve.

Ndërkohë pas kësaj deklarate, Haradinaj mes tjerash është shprehur i gatshëm që të vazhdoj punën në agjendën evropiane, duke përmendur obligimet që dalin nga ERA 1.

Ndërkohë mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje, përderisa takimi mes kryeministrit dhe komisionarit Hahn po mbahet me dyer të mbyllura. ZERI

Kryeministri Haradinaj ka pritur në takim Komisionerin Hahn

Eco Higjiena

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike dhe ekonomike në vend.
Me këtë rast, Kryeministri Haradinaj, ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për rrugën e integrimeve evropiane, për prioritetet në sundimin e rendit dhe të ligjit, përmbushjen e prioriteteve që dalin nga MSA, dhe për zhvillimin ekonomik.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj ka vlerësuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna nga Bashkimi Evropian, duke kërkuar heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, pasi me këtë do t’i hapej mundësi e mirë qytetarëve dhe bizneseve dhe Kosova do të jetë partner serioz për BE-në.

Kryeministri Haradinaj tha se të gjitha institucionet e Kosovës janë të përkushtuara në zbatimin e reformave dhe të prioriteteve, dhe me këtë po dëshmojnë se integrimi evropian dhe avancimi i proceseve demokratike në vend është prioritet.

Në takim, është biseduar edhe për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, për taksën e vendosur nga Republika e Kosovës ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, për të cilën kryeministri vlerësoi se Kosova ka qenë e detyruar të ndërmarrë këtë hap, pas pengesave të vazhdueshme që i ka bërë dhe vazhdon t’i bëj Kosovës në vazhdimësi, Serbia./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.