Eko Higjiena

Haradinaj godet anëtarët e KSHC’së: Mercenarë e mafiozë, i mbyllën universitetet për t’i çuar studentët tek privatët

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media nga kryeministria, ka goditur edhe një herë anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, duke i quajtur si mercenarë, të cilët në mënyrë kriminale thotë se po tentojnë për të mbyllë universitetet shtetërore në emër të cilësisë, për t’i quar në universitete private, shkruan Gazeta Express.

“Ky është një lloj krimi, kur dikush ka arrogancë me iu thanë krejt këtyre fëmijëve. Ndoshta kanë edhe dallavere me universitetet private, dhe në emër të cilësisë i mbyllin këto universitetet, për me shkue tek privatët. Nuk mundesh me i lanë fëmijët. Në këtë Kosovë nuk punohet kështu. Nuk jemi krejt mercenar në këtë vend. Na dhemb çka ndodhë në këtë vend”, ka thënë Haradinaj.

Ai ndër të tjera thotë se një vendim është i papranueshëm, dhe se nxënësit nuk guxojnë të mbesin pa u regjistruar.

Sipas tij familjet e varfëra dhe mesatare nuk mund ti shkollojnë fëmijët e tyre në Prishtinë, pasi që kosto e shpenzimeve trefishohet.

ARKATANA

“Për kriteret e akreditimit, ata janë profesionit dhe i dinë. Por për mua është i papranueshëm fakti që të rinjtë dhe maturantët e rrethinës Pejës, Prizrenit e Mitrovicës, të mbesin pa u regjistur. Është i papranueshëm”, shton kryeministri.

Ai thotë se një veprim i tillë nuk është në rregull, dhe se ka merituar një trajtim më ndryshe

“Nuk e pranojë faktin që dikush i jep vetës së drejtë, që maturanët e varfër që nuk i kanë kushtet me i pru fëmijët e tyre me studiu në Prishtinë, se trefishohet kosto, me i lanë në rrugëNëse dikush mendon që ka guxu me e bo këtë, ka gabu. Kjo ka meritu casje tejtër. Nuk është në rregull kjo”, ka potencuar kreu i Qeverisë./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.