Haradinaj: Gjykata e pastron mjegullën krijuar për UÇK-në

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka përkrahur themelimin Gjykatës Speciale duke thënë se ky është një rast i mirë që e gjithë mjegulla e krijuar për UÇK-në të pastrohet njëherë e përgjithmonë.
Haradinaj ka sqaruar se në takimin me Presidenten të premten nuk ka mundur të shkoj, për shkak se ka pasur obligime të tjera, por që ka shprehur gatishmëri që atë ta takoi në të ardhmen e afërt.
“Ne kemi pasur një qëndrim parimor edhe më herët po them, se duhet t`i jepet mundësia Kosovës që të themeloi dhomën speciale që po quhet Gjykatë speciale me ligje të Kosovës dhe autoriteti i Parlamentit vjen në shprehje. Pra Kosova të merr vendim për Gjykatë me votë dhe ne e përkrahim votimin e kësaj gjykate, kuptohet për dy arsye, e para ne kemi interes që të përmbyllen njëherë thashethemet rreth hetimeve rreth asaj që është thënë në vazhdimësi dhe e dyta, nuk dëshirojmë që pë r një temë të tillë të merret Këshilli i Sigurimit pra ne kemi qëndrim vazhdimisht parimor vazhdojmë ta mbajmë këtë qëndrim”, ka thënë ai.