Hidromorava

Haradinaj: Gjilanit e Anamoravës nuk do t`i hymë në hak

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan- Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj i cili mori pjesë në 13 vjetorin e themelimit të degës së AAK-së në Gjilan dhe në shpërndarjen e 200 librezave për anëtaret e reja të AAK-së tha se me ardhjen në pushtet të AAK-së Gjilani dhe Anamorava do të kenë tretman krejt ndryshe. Këtij regjioni është gjynah me i hyje në hak , andaj AAK do ta ketë prioritet këtë regjion tha Haradinaj.

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj i shoqëruar edhe nga Ahmet Isufi, Melihate Tërmkolli, Stiven Shuk, Tomë Hajdaraj e Besnik Tahiri kanë bashkëbiseduar në 13 vjetorin e themelimit të AAK-së në Gjilan, ku edhe u shpërndan 200 libreza të reja.

Ramush Haradinaj duke folur për zhvillimet politike tha se do të hyjë në qeverisjen e ardhshme i bindur se ka një koncept të shëndosh dhe avancues duke krijuar një ligj të besueshëm e kredibil dhe që u shërben të gjithëve, dhe gjithsesi që askush të mos jetë mbi ligjin.

Haradinaj gjithashtu tha se ka biseduar me shumë ndërkombëtar dhe u ka thënë atyre se ka një ofertë ekonomike të sinqertë për qytetarin e Kosovës dhe bizneset në përgjithësi duke eliminuar burokracitë korruptive dhe duke krijuar vende të reja të punës.

Haradinaj më pas e ka falënderuar dhe uruar njëkohësisht Rexhep Kadriun tashmë i nominuar për kryetar të Gjilanit për të cilin tha se është njeriu i duhur për Gjilanin.”Me ardhjen në pushtet të AAK-së , Gjilani dhe Anamorava do të kenë tretman krejt ndryshe. Këtij regjioni është gjynah me i hyje në hak, andaj AAK do ta ketë prioritet. Gjilani do të ndihmohet me projekte konkrete” tha Haradinaj.

FIDANISHTJA

Edhe Ahmet Isufi nënkryetar i AAK-së tha se AAK do të jetë parti kredibile në Gjilan sepse ajo qysh tash e ka ndryshuar jetën e qytetarëve të saj me punë e angazhime vullnetare. “Unë jam i sigurt se në vjeshtë Rexhep Kadriu do të jetë kryetar i Gjilanit dhe AAK do ta bëjë Gjilanin më ndryshe dhe me një kryetar më të devotshëm e më të përgjegjshëm” tha Isufi.

Kurse Rexhep Kadriu kryetar i AAK-së në Gjilan tha se AAK për pak kohë në Gjilan e ka ndryshuar klimën e besimit dhe mirëkuptimit.”AAK përfundimisht po përgatitet të marrë detyra të reja sepse kemi ecur shumë shpejt për vetëm pak ditë. Gjilanit do i`a kthejmë dinjitetin e nëpërkëmbur nga ky pushtet i pandërgjegjshëm “.

Kadriu tha se më punë vullnetare që kanë bërë në teren e kanë sfiduar pushtetin komunal i cili për shumë vite e ka nëpërkëmbur dinjitetin e qytetarit.”Fati i gjilanasve nuk bënë që tash e tutje të lihet në duart e këtyre pushtetarëve” tha Kadriu.

Ajtene Shahiqi nga Forumi i Gruas i AAK-së së bashku me Haradinajn e Kadriun i kanë shpërndarë 200 libreza për aktiviste, studente e gra të devotshme që e kanë përkrahur dhe përqafuar vizionin që AAK të jetë në krye të qeverisjes lokale e qendrore./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.