FITORJA

Haradinaj: Gjilani e Anamorava do të bëhen qendra ndërkufitare

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – AAK i ka bashkuar energjitë, dhe po vije dita e saj dhe Anamoravës, ngase do të ketë ministra nga Anamorava dhe ajo do t’i ndihmojë anëve të tjera të Kosovës. Infrastruktura do të ngritët për Anamoravën, ngase qeveria e kaluar e ka harruar këtë rajon, investime në ekonomi e bujqësi dhe synojmë që Gjilanin ta bëjmë qendër ndërkufitare, ka thënë Ramush Haradinaj.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një ligjëratë në Universitetin “Kadri Zeka” dhe ka prezantuar programin e AAK-së për Anamoravë edhe para qytetarëve në Dardanë, raporton rajonipress.

Haradinaj ka thënë se programi ekonomik është një projekt i madh, sepse kemi mesazh ekonomik me njerëz të suksesshëm. Ai ka marrë shembullin e Fehmi Fetahit, i cili në një kodrinë të zhveshur krijoi mrekulli me “Vali Ranch”.

UBT

“AAK i ka bashkuar energjitë, dhe po vije dita e saj dhe Anamoravës, ngase do të ketë ministra nga Anamorava dhe ajo do t’i ndihmojë anëve të tjera të Kosovës. Infrastruktura do të ngritët për Anamoravën, ngase qeveria e kaluar e ka harruar këtë rajon, investime në ekonomi e bujqësi dhe synojmë që Gjilanin ta bëjmë qendër ndërkufitare”, ka thënë Haradinaj.

Kurse Fehmi Fetahi, kandidat për deputet, tha se në krye me Haradinajn kjo anë do të ndryshojë dhe do të merr pamje krejt tjetër. “Gjilani ka nevojë për shumëçka. Duhet të kthehet truri e puna. Unë erdha për t’i dhënë Kosovës, andaj le të zgjidhen më të mirët. Të mos merret shembull parlamenti i kaluar”, tha Fetahi.

Ndërsa, Rexhep Kadriu, kandidat për deputet, tha se që nga zgjedhjet lokale nuk e kanë ndërprerë angazhimin, ka prurje të reja, po punohet ditë e natë dhe aleanca do të dalë fituese dhe partia e parë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.