UBT

Haradinaj: Gjermania nuk bëri pazar, burrërisht më tha ‘Po’ për viza

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri Ramush Haradinaj në emisionin Pressing ka thënë se takimi në Samitin e Berlinit ishte historik për Kosovën dhe se askush nuk mund të flas negativisht për të. Tha se atje nuk iu kërkua ta heq taksën në këmbim të vizave.

Haradinaj thotë se një ditë pasi u kritikuar për taksën ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, zyrtarët gjermanë i kanë konfirmuar se Gjermania ka vendosur pro liberalizimit të vizave.

“Unë u kritikova pse nuk lëshova pe për taksën, të nesërmen ministri gjerman më dha konfirmimin për . Më zgjedhën mua të ma thonë”, tha Haradinaj.

Ai thotë se kancelarja gjermane nuk ka bërë pazar për t’i thënë që ta heq taksën në këmbim të liberalizimit të vizave.

Mobi Casa

“Gjermania ka thënë ‘po’ në mënyren më burrënore. Nuk kanë bërë Pazar për taksë. Të nesermën Merkeli e ka angazhuar ministrin e saj për të ma konfirmuar se do të ndodhë së shpejti liberalizimi”, ka thënë Kryeministri.

Derisa Presidenti Hashim Thaci e minimizon rëndësinë e Samitit të Berlinit, duke thënë se aty e pa një Evropë të dobët, Haradinaj thotë krejt diçka tjerër.

Kryeministri thotë se takimi i Berlinit ishte fort i rëndësishëm dhe duhet të kenë kujdes me gjuhen që përdorin për këtë takim. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.