Fundamenti

Haradinaj gazetarëve nga Vjena: Jemi seriozë për dialogun, po e luftojmë korrupsionin

/ 2 minuta lexim
HW

Kryeministri Ramush Haradinaj ka mbajtur një diskutim të hapur me një grup gazetarësh nga Vjena dhe korrespodentët ndërkombëtarë që punojnë në kryeqytetin e Austrisë. Haradinaj, u ka thënë gazetarëve se Kosova është seriozë për dialogun me Serbinë dhe vendi po e lufton korrupsionin.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka mbajtur një takim me një grup gazetarësh ndërkombëtarë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre, Haradinaj ka thënë se Kosova ka shënuar progres të madh në këto vite nga çlirimi i saj, por vazhdon të ketë edhe shumë sfida përpara.

“Sa i përket dialogut, Kosova është palë serioze për dialog të kornizuar, që çon në marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme dhe që rezulton me njohje reciproke, derisa në çështjet e brendshme, po punojmë dhe kemi shënuar progres në fuqizimin e rendit dhe ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe zhvillimit ekonomik”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Mobi Casa

Shkrimi i plotë i kryeministrit:

Diskutim i hapur dhe përmbajtësor me një grup gazetarësh nga Vjena dhe korrespodent ndërkombëtarë që punojnë në kryeqytetin e Austrisë.

Duke u përgjigjur në pyetjet e tyre, theksova se Kosova ka shënuar progres të madh në këto vite nga çlirimi i saj, por vazhdon të ketë edhe shumë sfida përpara. Potencova faktin, se vendi ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe se jemi të përgjegjshëm karshi detyrimeve tona si shtet. Sa i përket dialogut, Kosova është palë serioze për dialog të kornizuar, që çon në marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme dhe që rezulton me njohje reciproke, derisa në çështjet e brendshme, po punojmë dhe kemi shënuar progres në fuqizimin e rendit dhe ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe zhvillimit ekonomik. Krahas kësaj, jemi orientuar në forcimin e edukimit, me fokus të veçantë edukimin dual.

RH

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.