United Hospital

Haradinaj: FSK-ja plotësisht e gatshme të shërbejë për paqe dhe siguri edhe përtej kufijve të vendit tonë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, në shënim të dyvjetorit të formimit të Ushtrisë së Kosovës, ka thënë se FSK-ja është plotësisht e gatshme të shërbejë për paqe dhe siguri edhe përtej kufijve të Kosovës.

“Sot, kur shënojmë dyvjetorin e miratimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës të Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe atij për Shërbim në FSK, mund të themi se Ushtria e Kosovës është plotësisht e gatshme të shërbejë për paqe dhe siguri edhe përtej kufijve të vendit tonë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në “Facebook”.

Uji Dea

Ai ka thënë se vendimi për formimin e ushtrisë nuk ishte aspak i lehtë, por më i rëndësishmi pas shpalljes së pavarësisë.

“14 Dhjetori i 2018-ës ishte ditë historike për Kosovën, ndërsa vendimi për formimin e Ushtrisë ishte një ndër vendimet aspak të lehta, por më të rëndësishmet pas shpalljes së pavarësisë. Falënderoj secilin deputet që votoi për ushtrinë, që nënkupton votim për paqe e siguri në rajon. Kosovë, urime dyvjetori i Ushtrisë!”, është shprehur Haradinaj. /EkonomiaOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.