United Hospital

Haradinaj flet zëshëm në Kuvend, i thotë opozitës së nuk bëhet “hajgare” në Kuvend

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas arritjes së tij në Kuvendin e Kosovës është deklaruar në foltoren e Parlamentit.

Ai ka theksuar se po bëhet shaka me këto thirrje dhe se në momentin kur ai kishte qenë në Kuvend për të diskutuar, opozita nuk ka qenë, raporton Indeksonline.

Gjithashtu Haradinaj ka bërë të ditur edhe njëherë se asnjë marrëveshje e fshehtë nuk është bërë me Listën Serbe dhe se gjithçka është arritur në kuadër të bashkëqeverisjes për të mirën e vendit.

Haradinaj ka shtuar njashtu se është koha qe vendi t’i përkushtohet punës dhe se e kupton opozitën pasi vetë ka qenë në opozitë për disa vite.

Ky është fjalimi i plotë i Haradinajt në Kuvend:

Thirrja e seancës për ditën e sotme për mungesën e debatit për mua ka një të vërtetë, unë kam qenë deputet dhe i kam takuar grupit të deputetëve që kanë kërkuar debat. Nëse kjo s’është e vërtetë le ta thotë dikush, kam pas dëshirë të dëgjojë debatin jo vetëm të presë, por kam menduar se është diçka e drejtë.

Ne kemi përvojë punën në Kuvend dhe kemi konsideratë në këto të vërteta, pra respekti duhet të jetë reciprok.

Nëse duam të kemi seriozitet dhe është vetëm fiskulutrë ke fillu me opozitraizëm por nëse gjeni një kritere është më mirë për pushtetin, opozitën dhe qytetarin.

Mobi Casa

Kam qenë këtu, kam kërkuar debat, ka ardhë propozimi mos të ketë debat, ka ndodhë si ka ndodhë është votuar ai propozim.

Nuk kam ardhë në këtë debat, s’vi dhe s’kam ardh kur është kërku. Pra harroni, mos bëni hajgare askush.

Kam kërku programin qeverisës brenda javës, i mirë apo i keq e keni programin. Kurdo që jeni të gatshëm të diskutoni, vi dhe ju respektoj. Në kërkesën për nesër, në pyetje dhe interpelancë, çdo pyetje në seancë do të repspektohet. Sa i përket kësaj po bëni hajgare, vazhdoni të bëni hajgare, transmeton Indeksonline.

Kolegët e Listës Serbe janë këtu, mos harroni nuk ka marrëveshje tjetër pos bashkëqeverisjes , siç është bërë me çdo parti shqiptare. Çdo përgjegjësi që merret është për të punuar për këtë vend dhe betimi është bërë me Kushtetutën e vendit.

Nuk ka asnjë germë të nënshkruar nga Ramush Haradiaj që dëmton veten, vendin, familjen dhe kushtetutën e Kosovës.

Të rijmë në punë dhe t’i përkushtohemi punës, kam qenë vend opozitë dhe do e respektoj. E di çfarë është opozita, pra gjithherë do të jem.

Do të vazhdoj me punë, ju vazhdoni debatin. Ditën e mirë./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.