UBT

Haradinaj flet për ndryshime pozitive në raportet e Kosovës me BE-në

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka zhvilluar sot mbledhjen e rregullt të kryesisë e ku është diskutuar për zgjedhjet e brendshme partiake dhe zhvillimet në vend.

Kryetari i AAK-së dhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka njoftuar mbi zhvillimet në vend.

“Kosova në raportet me BE-në ka ndryshuar jashtëzakonisht në të mirë të vendit tonë. Jemi duke punuar bashkë me partnerët tanë për integrimin dhe zhvillimin e mëtejmë të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Siç thuhet në njoftimin e AAK-së, procesin zgjedhor në parti, Haradinaj e ka cilësuar si të mirë dhe gjithëpërfshirës.

ARKATANA

“Jam i knaqur me procesin e deritashëm të brendshëm zgjedhor, ky proces duhet të vazhdoj të jetë sa më gjithëpërfshirës, ftoj të gjithë kryetarët e degëve dhe të gjithë aktivistët tanë që të punojnë sa më afër dhe të ofrojnë rreth profesionistë, njerëz të profileve të ndryshme. Të punojmë bashkërisht me të gjithë antarët, simpatizantët dhe qytetarët e Kosovës”, ka shtuar kryeministri Haradinaj.

Në këtë takim nga kryesia u votua unanimisht edhe zgjedhja e z. Lulzim Leci në pozitën e sekretarit ekzekutiv të partisë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po vazhdon me mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme, dhe deri më tani ka përfunduar procesi në degën e Ferizajt, Gjakovës, Hanit të Elezit, Junikut, Kaçanikut dhe Vitisë, kurse deri më 10 qershor Aleanca do të përmbyll zgjedhjet në të gjitha degët. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.