United Hospital

Haradinaj flet për “arkivat e UÇK’së”: Deklarata e Bislimit buron nga ajo e Kurtit në Bruksel

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, lidhur me “arkivat e UÇK’së”, raporton Express. Sipas Haradinajt, kjo deklaratë e Bislimit buron nga deklarata e kryeministrit Kurti në Bruksel.

“Kjo deklaratë buron, ose nisjen e ka nga deklarata e Kryeministrit Kurti në Bruksel, që kërkojke përballjen ose ballafaqimin dhe marrjen me krimet e luftës dhe kriminelët të luftës, të vendeve të Ballkanit, ku e vendoske në vend të barabartë Kosovës me Serbinë. Pra, ia dha Serbisë një sukses të pritur 22 vjet. Serbia lufton me qenë në pozitë të barabatë të deklaratave sa i përket krimeve të luftës ose asaj që ka ndodhur në luftë, e mos me pas diferencë me Kosovën si viktimë, e Serbia si kryese e krimeve”, ka deklaruar Haradinaj.

Madje, Haradinaj ka thënë se kjo ka qenë edhe arsyeja pse e kishte pyetur Kurtin në Kuvend “a je i Serbisë, a je i zanun peng”.

“Për këtë e kam pyetur në Parlament Kryeministrin Kurti “a je i Serbisë, a je i zanun peng”, se unë e kam ditur cka nënkupton ajo deklaratë, nuk bëhet me koincindencë, i kam ditur pasojat e saj, ja këto janë pasojat e para”, ka deklaruar Haradinaj.

FIDANISHTJA

Ndryshe, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka thënë se pala serbe është dakorduar që të hapen të gjitha arkivat, duke përfshirë edhe ato të Kosovës që kanë të bëjnë me UCK’në.

“Gjatë takimit trilateral, pala serbe ka deklaruar se janë dakord që të hapen të gjitha arkivat, sipas tyre nënkupton edhe arkivat shtetërore të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në. Unë mendoj që kjo është në interes tonë sepse shumica e varrezave masive ku pretendohet se janë pjesët e mbetura të mbi 1600 qytetarëve ndodhen në këto varreza për të cilat kanë informata kryesisht arkivat ushtarake të Serbisë”, ka deklaruar dje Bislimi.

Sipas reagimeve, ky dakordim nënkupton bërje të pazarit me UCK’në dhe “arkivat e saj” duke goditur njëkohësisht krerët e UÇK’së.

Lidhur me këtë deklaratë të Bislimit kanë ardhur reagime të shumta, kjo për shkak se sipas këtyre reagimeve, UÇK’ja nuk ka arkiva të mbyllura apo të hapura./Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.