United Hospital

Haradinaj: Familjet atdhetare mbajtën gjallë shpresën e popullit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Veterani i arsimit Haxhi Ferizaj, bashkë me djemtë Agronin i rënë më 1984 dhe Skënderin më 1999, u përjetësuan në bronz në vendlindjen e tyre në Kodrali.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e bëri përurimin e pllakës së bronzët.

Me këtë rast Haradinaj ka dhuruar medalje për nënën e dëshmorëve Ryvë Ferizaj.

FIDANISHTJA

‘Në nderim të kontributit të tyre atdhetar, sot iu kam dhuruar medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” Nanës Ryvë, nënë e dy dëshmorëve’, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Haxhiu dhe Ryva i dhanë Kosovës të dy bijtë e tyre. Haxhi Ferizaj, veteran i arsimit, së bashku me djemtë, Agronin të rënë me 1984 dhe Skënderin të rënë me 1999, u përjetësuan në bronz, në vendlindjen e tyre në Kodrali. Familjet atdhetare ishin ato që mbajtën gjallë Atdheun dhe shpresat e popullit shqiptar për liri me breza të tërë. Në nderim të kontributit të tyre atdhetar, sot iu kam dhuruar medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” Nanës Ryvë, nënë e dy dëshmorëve dhe Ilirit, i biri i dëshmorit Skënder Ferizaj, kryefamiljar që jeton me dhembjen, krenarinë dhe trashëgiminë e babait dhe gjyshit të tij. Përderisa Atdheu ka familje të tilla, liria është e sigurt. Lavdi Dëshmorëve të Kombit!Respekt i përjetshëm për familjen Ferizaj!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.