Fundamenti

​Haradinaj: Është për keqardhje papërgjegjësia dhe injoranca e kësaj qeverisje

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se, është për keqardhje papërgjegjësia dhe injoranca e tyre në qeverisjen e vendit.

Ai ka shkruar në Facebook se, kryeministri duhet që sa më parë të kthehet nga kryeneçësia e tij, dhe mos t’i japë Serbisë mundësinë që të krijojë situata destabilizimi në Kosovë e rajon.

“Është për keqardhje papërgjegjësia dhe injoranca e tyre në qeverisjen e vendit. Ndërkohë, qeveria Kurti, nuk e menaxhoi si duhet procesin e dialogut, duke bërë gabim pas gabimi, që kulmuan me lëndimin e raporteve me aleatët tonë amerikan, të cilët ishin me ne në të gjitha fazat e rrugëtimit tonë drejt lirisë, Luftës Çlirimtare dhe shtetndërtimit”.

Mobi Casa

“Largimi nga këshillat dhe kërkesat e tyre, pikërisht në fazën finale kur pritej përmbyllja e Marrëveshjes ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke, është gabim i tmerrshëm. Këto politika të dëmshme, mund të kenë pasoja shumë të rrezikshme për vendin, deri në karantinimin nga bashkësia ndërkombëtare”.

“Kryeministri duhet që sa më parë të kthehet nga kryeneqësia e tij, dhe mos t’i japë Serbisë mundësinë që të krijojë situata destabilizimi në Kosovë e rajon”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.