Uji Dea

Haradinaj: Është koha që Kurti të tërhiqet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për krizën energjetike me të cilën po ballafaqohet Kosova kohëve të fundit.

Sipas tij, është koha që Albin Kurti të tërhiqet nga posti i kryeministrit të vendit. Ai ka kritikuar Kurtin për reduktimet e energjisë elektrike çka sipas tij është rezultat i paaftësisë së qeverisë.

“Dje ju kam drejtuar Kurtit me një kërkesë që ta shqyrtojë tërheqjen, këtë ia thotë dikush që e ka pasur rastin me u tërheq dy herë, mendoj që është koha edhe ai me vlerësua seriozisht tërheqjen nga përgjegjësia e vet…Çështja e reduktimeve shihet që është menaxhim i keq i kësaj qeverie, të kesh reduktime në gusht është diçka detyrimisht faji dihet ku është, është kjo qeveri, paaftësia e kësaj qeverie që na shqetëson pastaj kur të hymë në dimër”, ka thënë Haradinaj.

Fundamenti

Ish kryeministri i Kosovës ka folur edhe për takimet që Kurti do t’i zhvillojë më 17 dhe 18 gushtit në Bruksel, me sekretarin e NATO-s dhe atë me presidentin e Serbisë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

“NATO e prirë nga Amerika ka dëshmuar që nuk lejon destabilizim të Ballkanit në shumë raste dhe çdo herë. Ajo që për mua është e dhimbshme është një retorikë artificiale e Kurtit dhe Vuçiqit për t’ia rritë çmimin gjëja një arritje të madhe, pakti për mos sulmim. Me gjithë këto shqetësime që ia bëjnë qytetarëve të Kosovës sot se ka luftë, do të ketë luftë, krejt është halli me mbulu zotëri Kurti marren e një marrëveshje që nuk ka nevojë sepse është që nga ’99-a, për paktin për mos sulmim, sikurse edhe shumë diverzione të tjera në debat publik me i mbulu humbjet dhe dështimet e kësaj qeverie”, ka thënë Haradinaj./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.