FITORJA

Haradinaj: Është bërë një punë e madhe nga NATO dhe për këtë i jemi mirënjohës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim një delegacion 14 anëtarësh, ish-ushtarakë dhe civilë, nga vende të ndryshme të botës që kishin shërbyer në Kosovë nga paslufta, përgjatë fazës së tranzicionit të TMK-së në FSK, si përfaqësues të ekipit Këshillues të NATO-s.

Haradinaj falënderoi delegacionin për mbështetjen dhënë Kosovës në periudhat e tranzicionit, me theks të veçantë falënderoi ekspertët e NATO-s që kanë punuar në transformimin e Trupave Mbrojtëse të Kosovës në Forcë të Sigurisë së Kosovës.

“Është bërë një punë e madhe nga ekipet e forcave të NATO-s dhe për këtë i jemi mirënjohës gjithë jetën Aleancës Veri-Atlantike. Forca e Sigurisë së Kosovës, sot është forcë multietnike, me profesionalizëm dhe e përgatitur sipas standardeve të NATO-s, e gatshme që të kontribuojë për paqe në Kosovë, në rajon dhe në botë”, tha kryeministri Haradinaj.

Më tej, Haradinaj, foli edhe për proceset nëpër të cilat po kalon vendi, duke theksuar se Kosova ka shënuar progres dhe tani pret rastin e madh për të udhëtuar pa viza.

Uji Dea

“Edhe pse i kemi plotësuar të gjitha kriteret, jemi vendi i vetëm që nuk mund të lëvizim lirshëm”, tha kryeministri Haradinaj, i bindur se qytetarët e Kosovës shumë shpejt do të marrin lajmin e shumëpritur për liberalizim të vizave.

Në këtë takim është biseduar edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, delegacioni 14 anëtarësh, ish-ushtarakë dhe civilë, falënderuan kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe ndihmë të mëtejshme për Kosovën. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.