RCCOLA

Haradinaj: Ekziston një dyshim se Kurti që t’i shpëtojë Asociacionit dëshiron ta ndajë Kosovën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “është i dashuruar në planin e ndarjes së Kosovës”.

Kështu ka thënë ai në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, kupo diskutohet për zhvillimet e fundit në veri të vendit.

“Kurti duhet ta ketë një zor që po ka dëshirë ta nxitë një luftë diku, ose mund të jetë fakti që është dashuruar në plani e ndarjes së Kosovës. Ekziston një dyshim që Kurti që t’i shpëtojë Asociacionit po do ta ndajë Kosovën”, ka thënë ai.

Uji Dea

Kreu i AAK-së, ka vlerësuar se veriu nuk mund të ndahet as nga politikanët e as nga bandat kriminale.

“Është Amerika, sistemi i tyre she i sigurisë është vërtetë i qëndrueshëm. Është aleat i yni, e ndihmojmë veten duke bashkëpunuar. Në këto çështjet e korrupsionit, i kam thënë Kurtit ndaju nga të korruptuarit sepse nuk jetohet në vazhdimësi me atë logjikë kur ti je me atë që i ka prangat në duar”.

“Te ndarja e veriut prapë i them Kurtit që veriu nuk mund ta ndajë nga politikanët, është çështje e sigurisë, nuk ka mundur ta ndajë askush, as bandat kriminale”, shtoi ai.