Mobi Casa

Haradinaj: Edhe presidentja e tha se duhet mendimi i Kuvendit për votim të fshehtë, Kurti e ka nda mendjen për keq e më keq

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes se po dëshiron të harxhojë kohën prej 30 ditësh që e dha Gjykata Kushtetuese si afat për të përmbyllë konstituimin e Kuvendit të Kosovës pa ndonjë rezultat.

Ai tha se edhe presidentja Vjosa Osmani ka thënë se për votim të fshehtë duhet të ketë pëlqim të Kuvendit, duke thënë se ky pëlqim nuk ekziston.

“Ne jemi peng të Vetëvendosjes dhe Kurtit meqë s’e ka shumicën politike dhe s’dëshiron me bë. Komisioni për votim të fshehtë është pa dakordim të Kuvendit. Edhe presidentja e tha që duhet me marrë mendimin e Kuvendit, pra mocion”.

Uji Dea

Po, ai shtoi se “s’ka pasë mocion për me ndodhë kështu. Nuk ka fare nevojë për mocion, këta vetëm mund të tërhiqen prej kësaj praktike jokushtetuese”.

Ai tha se po tentojnë të vendosin kushtetutshmëri.

“Kurti e ka nda mendjen me bë keq e më keq për Kuvendin”, tha ai, duke shtuar se është në interes të Kuvendit kthimi në votim të hapur dhe në ligjshmëri./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.