HW

Haradinaj: Edhe nëse i heqim 20 kushëri, nuk ndryshon gjendja me vende të punës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka dhënë një deklaratë jo të zakonshme sot në takim me strukturat e AAK-së në Ferizaj. Sipas tij, edhe nëse i heqin 20 kushëri, nuk do të ndryshojë gjendja me vendet e punës në Kosovës, raporton lajmi.net.

“Kemi kërkuar edhe në Amerikë punësim sezonal, me i çu motrat medicinale sepse i kemi njerëzit pa punë, ne e kemi ditë që nuk arrijmë kaq shpejtë me i çelë vendet e punës për krejt në Kosovë, edhe nëse i heqim nja 20 kushëri që i kemi shti, a të familjes, a disa shokë, prapë nuk është që ndryshon gjendja me vende të punës, ajo nuk është porosi e shëndetshme. Unë i kam lyp këto viza, është meritë e punës që e kam bërë me këtë qeveri me na çelë vizat e punës”, tha ai.

Duke thënë se edhe ai e ka një pjesë të fajita për largimet nga vendi të të rinjve, Haradinaj ka thënë se situata është e vështirë dhe se është e pamundur të happen vende të reja të punës në një afat të shkurtë kohor.

HW

“Nëse ia atribuojmë një qeveri, si rastit tim, krejt këto faje, probleme, për me i zgjedh nëse është dikush aq i zoti sot ia jap punën, nuk besoj që dikush mundet të punojë më shumë sesa që po punojmë sot, prej mëngjesit deri në mbrëmje, tërë kohën punë me tema”, tha Haradinaj.

Haradinaj në këtë takim foli edhe për procesin e dialogut, për të cilin tha se Kosova duhet t’i ketë argumentet e saja në çdo temë. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.