ARKATANA

Haradinaj: Edhe nëse BE-ja jep raport pozitiv për vizat, liberalizimi nuk bëhet shpejt

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas mbledhje së Qeverisë ka komentuar edhe projektrezolutën e iniciuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila kërkon ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë deri në liberalizimin e vizave.

Haradinaj tha se është i informuar për këtë iniciativë dhe e respekton vendimin e tyre.

Sipas tij, Kosova është për dialog, por shqetësimi për liberalizim të vizave po rritët dhe presioni po ashtu.

“Të gjithë po e ndjejmë presionin. S’besoj që do të arrijmë deri aty pasi që pritet që më 17 apo 18 korrik ta kemi dhe vlerësimin e BE-së i cili do të jetë pozitiv”, tha Haradinaj.

Uji Dea

Por ai tha se edhe nëse do të ketë raport pozitiv nga BE-ja nuk kryhet puna e liberalizimit pasi që është edhe Parlamenti Evropian janë edhe Qeveritë e shteteve veq e veq.

“Është një proces i rëndë. Të jemi të kujdesshëm deri në cak. S’besoj që këtu humb dikush. S’është meritë e kësaj Qeverie por e një procesi të gjatë. Do ta kemi një vendim pozitiv, por nuk është kryer puna aty”, tha Haradinaj.

Kryeministri u pyet edhe për takimin me krerët e Listës Serbe për të cilët tha se shqetësimet e tyre janë sa i përket sigurisë ndërsa shtoi se Qeveria nuk e ka problem mungesën e tyre pasi që siç tha Haradinaj “proceset ecin, ata po humbin për vete”.

Kryeministri ka folur edhe për largimin e pjesëtarëve serbë nga FSK-ja ku tha se nuk do të lejojnë që askush t’i kërcënojë pjesëtarët e FSK-së./indeskonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.