Haradinaj: Edhe në vitin e ardhshëm duhet të përballemi me korrupsionin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lideri i AAK’së në një postim në Facebook u është drejtuar qytetarëve të Kosovës me rastin e festave të fundvitit. Ai ka thënë se viti që po e lëmë ka qenë një vit sfidues, por ka paralajmëruar se edhe në vitin e ardhshëm “duhet të përballemi me rrezikun e madh – korrupsionin dhe me qeverisjen pasive, që po akomodohet në vend”.Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Haradinajt.

Qytetarë të Kosovës,

Viti që po e lëmë pas, ishte vit sfidues për Kosovën. Po vazhdon një shtrenjtim dhe rëndim i jetës. Një situatë dramatike dhe me regres ekonomik. Ishte një vit sfidues dhe jo me përmbajtjen e duhur.

Si në atë që shkoi, edhe në vitin vijues, duhet të përballemi me rrezikun e madh – korrupsionin dhe me qeverisjen pasive, që po akomodohet në vend.

Unë besoj se bashkërisht do ta gjejmë drejtimin e duhur për vendin tonë, me kaq shumë probleme. Këtu duhet të qeverisin njerëzit e duhur, të cilët sot nuk janë në përgjegjësitë e duhura.

Eco Higjiena

Viti 2015 do të jetë vit i vendimeve për qytetarët e Kosovës, vit në të cilin qytetarët do të vendosin për ta ndryshuar këtë situatë, këtë gjendje të keqe e të rëndë.

Besoj, shpresoj dhe jam i bindur se në Kosovë ka energji të cilat mund ta ndryshojnë këtë gjendje të keqe.

Në fund, duke ua dëshiruar të gjithëve çdo të mirë për ju dhe familjet tuaja dhe shqiptarëve kudo që janë, ua uroj Vitin e Ri 2015, me sa më shumë begati, shëndet e mirëqenie.

RH