RCCOLA

Haradinaj: Edhe deputetët e LDK-së do ta kundërshtojnë demarkacionin

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ende vazhdojnë të jenë kundër demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Madje ai ka shprehur besimin e tij që edhe deputetët e LDK-së, do ta kundërshtojnë demarkacionin.

Uji Dea

“Ka deputetë me integritet në LDK që nuk lejojnë që një e keqe me i ardhë vendit. S’kemi ndërruar qëndrimin për Demarkacionin, jemi kundër”, ka thënë Haradinaj.

Këto komente Haradinaj i bëri pas homazheve te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova./telegrafi/