Fundamenti

Haradinaj e quan sërish mashtrues kryeministrin: Sa e pafytyrë pafajësia energjetike e Albin Kurtit

/ 2 minuta lexim

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkruar sërish për krizën energjetike në vend, duke reaguar kundër kryeministrit Albin Kurti, të cilin e ka quajtur sërish mashtrues.

Haradinaj thotë se Vetëvendosje për 11 vjet si parti parlamentare kurrë nuk është ndalur duke fyer e sharë çdo projekt energjetik që ka ekzistu në Kosovë.

Haradinaj thotë se Kurti në “cilësinë e mashtruesit shitet si i vetmi person që ka qenë kundër shitjes së distribucionit, e harron se shumica e partive politike kanë qenë poashtu kundër”.

Ndërsa e quan të pafytyrë ” pafajësinë energjetike të Albin Kurtit”.

Reagimi i tij i plotë:

Sa e paftyrë pafajësia energjetike e Albin Kurtit!

Si me pas ardh prej Marsit këtë vit dhe me gjetë këtë gjendje të rëndë energjetike. Qe 11 vjet Lëvizja Vetëvendosje është parti parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe qe 17 vjet në mënyrë aktive funksionon si organizatë politike.

RCCOLA

Gjatë gjithë ekzistencës politike të Kurtit dhe të organizatës së tij kurrë nuk kanë ndaluar të fyejnë, shajnë e demonizojnë çdo projekt energjetik që ka ekzistu në Kosovë.

Këta e demonizuan Kosovën C, që në vitin 2008 do të duhej të fillonte të ndërtohej, e që Kosovës do t’i siguronte 2200 megavat energji.

Këta e demonizuan dhe e bënë të qartë se nuk e përkrahin as Kosovën e Re që vitin e ardhshëm do t’i ipte Kosovës 500 megavat energji.

Në cilësinë e mashtruesit shitet si i vetmi person që ka qenë kundër shitjes së distribucionit, e harron se shumica e partive politike kanë qenë poashtu kundër.

Distribucioni i Kosovës u shit nga partia më e madhe e kohës e asistuar nga njerëz që sot gjejnë strehë në Lëvizjen Vetëvendosje dhe na shesin moral për interesat nacionale.

Kosova është vendi i vetëm në botë që ka resurse energjetike por ka dhe krizë energjetike.

Qasja e Albin Kurtit si protagonist global i mjerë, në tendencë në luftën kundër korporatave dhe globalizimit, e ka vulën e vet në krizën energjetike të Kosovës. Kanë qenë korporatat ato që do ta shndërronin Kosovën në fuqi energjetike por fatkeqësisht këto nuk janë në përputhje me ideologjinë e Kurtit.