UBT

Haradinaj e quan Nikoliqin të sëmurë dhe e porosit të mos merret me Kosovën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ndaj deklaratave të presidentit serb ka reaguar menjëherë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Nikoliq po e kërcënon Kosovën me luftë e jo Ramush Haradinaj Serbinë”, transmeton Telegrafi.

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq në fjalimin e tij në KS të OKB-së, duke iu referuar rastit të Ramush Haradinajt, ka thënë se lideri i AAK-së po e kërcënon me luftë Serbinë.

Ndaj deklaratave të presidentit serb ka reaguar menjëherë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Nikoliq po e kërcënon Kosovën me luftë e jo Ramush Haradinaj Serbinë”, transmeton Telegrafi.

Haradinaj ka thënë Tomisllav Nikoliqi, ka qenë ai që para pak kohe, ka deklaruar se është i gatshëm që bashkë me djemtë e tij, të shkojë në Kosovë për të luftuar.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Tomisllav Nikoliq po e kërcënon Kosovën me luftë, e jo Ramush Haradinaj Serbinë

Nikoliq paska kërkuar në Këshillin e Sigurimit që Bota të marrë qëndrim ndaj meje, sepse unë e paskam kërcënuar Serbinë me luftë!

Uji Dea

Tomisllav Nikoliqi, ka qenë ai që para pak kohe, ka deklaruar se është i gatshëm që bashkë me djemtë e tij, të shkojë në Kosovë për të luftuar!

A mos paska kujtuar ky Zotnija se ne do ta presim me lule?!

E kam thënë dhe gjithmonë do ta përsëris, se kushdo që i fut duart në Kosovë, do ta marrë të njejtën përgjigje si Millosheviqi në vitin 1998-1999!

Ata le të rrijnë në vendin e tyre e ta lënë Kosovën rahat e të mos i bijnë në qafë as asaj e as mua!

Unë e kam mbrojtur vendin tim dhe gjithmonë do ta mbroj dhe këtë mund ta marrin “kërcënim me luftë” vetëm ata që janë të sëmurë si ky farë Nikoliqi.

Ai, së pari duhet të tregojë se ku janë varrezat masive me shqiptarë në Serbi, që ende i mbanë sekret e tu kërkojnë falje shqiptarëve për krimet e Serbisë në Kosovë, e jo të merret me retorikë boshe!” (sic.), ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/