UBT

Haradinaj e quan Kurtin shef të lidhjes së shkurtë korruptive: Po i mbron dostat

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti si “shefi i të korruptuarve” dhe se po i mbron dostat, raporton Ekonomia Online.

Ndërkaq, Haradinaj ka thënë se Qeveria ka në model lidhje të shkurtër të korrupsionit.“VV ka aplikuar një model korruptiv, i cili model i del nga kontrolli, pra po flasim për një model të veçantë dhe quhet ‘lidhje e shkurtër i korrupsionit’. Kurti e kanë për caktim lidhjen e shkurtër të korrupsionit. Kurti i ka intervistuar edhe anëtarët e bordit nëpër ujësjellësa”.

Fundamenti

“Ju mund të thoni se Kurti nuk është i korruptuar por ai është shefi i të korruptuarve. Ai ka menduar se vetëm dostat e tij janë të pakorruptuar. Në kohën kur Prokuroria i ka marrë nga Qeveria dosjet e veteranëve, deputetët e këta ministra kanë dalë në krah të prokurorit”, tha Haradinaj.“Ai e din se çka po dëshiron dhe këtë po e bën për dostat e tij. Një ditë do të jesh edhe t’i me dostat e tu. AAK do ta ballafaqojë këtë Qeveri. Kryeministër mos u bën me dostat por bëhu me prokurorin”, tha ai.