ARKATANA

Haradinaj e quan Kurtin malazez: Hajde t’ja marrim Malit të Zi ata 8 mijë e 200 hektarë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar një deklaratë të Kurtit në seancë të Kuvendit ku e akuzonte Haradinajn se gjatë kohës sa ishte kryeministër, ia dha 8 mijë e 200 hektarë tokë Malit të Zi.

Haradinaj në Pressing të T7 tha se kjo nuk qëndron dhe se është një mashtrim tjetër i Kurtit.

Mes tjerash, ish-kryeministri e ka quajtur Kurtin malazez, dhe e ka ftuar që së bashku të ia marrin Malit të Zi ata hektarë.

Uji Dea

Ai theksoi se e vërteta është që Malit të Zi nuk i janë dhënë ata 8 mijë e 200 hektarë tokë.

“Kisha pasë qejf me e pasë në studio. Përgjigja ime ka qenë që je mashtrues, i kam thënë në seancë, dhe i kam thënë se mashtrimi yt është i çuditshëm sepse je kryeministër. Anulojeni atë ligj, ndër të tjera i kam thënë lexoje nenin 3 të ligjit. Nuk qëndron ajo që ka thënë Kurti. Kur unë Kurtin e gozhdojë mirë në mashtrimin e tij, ai thotë i ke marrë 200 hektarë ne Gllogjan, po, faleminderit që po ma kujton, i kam marrë 200 hektarë në Gllogjan”, tha Haradinaj.

“Po më thotë edhe ja ke jep Malit të Zi 8 mijë e 200 hektarë. Në rregull, burrë, meqë je malazez hajde po i kthejmë, të ia marrim. Shqiptar më origjinë të Malit të Zi, hajde po ia marrim, unë po të ndihmoj, po ta jap edhe votën e Aleancës edhe timen. E vërteta që nuk ju kanë dhënë ata hektarë Malit të zi. Është rren, është mashtrim, si llojet e tjera të mashtrimeve”, shtoi Haradinaj./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.