HW

Haradinaj e quan Kurtin “good guy”: Mësuesit kanë me ta tregu qejfin kur të vjen koha

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në seancën e Kuvendit të Kosovës ka folur sërish për grevën në arsim.

Haradinaj ka thënë a beson dikush që ata mësimdhënës prej qejfit kanë qëndruar në shtëpi.

“Nuk besoj se ka dikush që e beson këtë. Nga 2018 pagat nuk janë rrit, prej atëherë vazhdon intensivisht me u shtrenjtua jeta”, ka thënë Haradinaj.

Gjatë fjalës së tij, ka ndërhyrë ministri Murati ku pastaj Haradinaj ka ndërprerë fjalimin duke i thënë Muratit “urdhëro në foltore të lutem”

Pastaj ka ndërhyrë kryeparlamentari Glauk Konjufca duke i thënë ministrit Hekuran Murati që të mos ndërhyjë kur flasin deputetët.

HW

Më pas Haradinaj ka dalë dhe ka vazhduar fjalimin duke thënë se nëse vazhdohet praktika e pengimit të fjalimeve do t’ua kthej në të njëjtën mënyrë.
“Sa herë që dal e flas në këtë foltore pengohem nga mbrapa… Nëse kjo praktikë vazhdon më duhet me jau kthy edhe unë në atë mënyrë që e marr…”, tha Haradinaj.

I pari i AAK-së e quajti kryeministrin Kurti “good guy” (djal i mirë).

“Ajo që isha tu e thanë është shumë e thjesht ky “good guy” ynë këtu është rrit duke i urryer regjimet. Prej që është bë regjim u kthy duke i urryer ata që e kanë pru këtu, armiqtë e brendshëm sindikatat, mësuesit”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se kryeministri nuk është duke nënshtrua PAN-in por mësuesit.

“Nuk je tu e nënshtrua PAN-in je tu i nënshtrua mësuseit e ata ta tregojnë qejfin kur të vie vakti”, tha Haradinaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.