KKGJILAN

Haradinaj e Limaj e pranojnë Kurtin për lider

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ramush Haradinaj si kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limaj si kryetar i Nismës për Kosovë, sot do t’i bashkohen udhëheqësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në protestën që do të mbahet në mesditë në qendër të Prishtinës.

Por Haradinaj i cili për herë të parë do bëhet pjesë e turmave protestuese sikundër edhe Limaj, do ta kenë Kurtin si lider në protestë, raporton Gazeta Tribuna.
Kjo për faktin se protesta është e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje bashkë me shoqatën “Thirrjet e Nënave”.

Uji Dea

Protesta është paralajmëruar të jetë e qetë, mirëpo Policia është përgatitur për çdo rast për ta mbajtur nën kontroll turmën.