Hidromorava

Haradinaj: E kam marrë me seriozitet, do ta ndryshoj gjendjen në vend

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinja, dhe kryetari i degës së kësaj partie në Pejë, Ali Berisha, kanë konfirmuar Pejën si pikënisje të planit qeverisës të kësaj partie në segmentin e shëndetësisë.

Gjatë takimit me stafin e spitalit të Pejës, Ramush Haradinaj, e ka shprehur seriozitetin e tij për marrjen e përgjegjësive në vend, pasi sipas tij vendi është në një gjendje të keqe.

“Dëshira ime është me ju thënë se jam serioz në punë. Seriozisht e kam marrë me i marrë përgjegjësitë në vend”, u ka thënë Haradinaj mantelbardhëve në Pejë.

Ai ka thënë se me gjendjen që e kemi sot në vend, nuk mund të kënaqemi, por është shprehur i bindur se këtë gjendje do ta ndërrojë me qeverisjen e tij.

ARKATANA

Ndërsa kryetari i degës së AAK-së, në Pejë, Ali Berisha, gjatë vizitës në spital, ka vlerësuar lartë punën e mantelbardhëve duke e quajtur si spitalin më të mirë regjional.

Haradinaj dhe Berisha, janë takuar po ashtu me të gjithë shefat e sektorëve të spitalit, stafin mjekësore dhe infermierët.

Gjatë ditës Haradinaj e Berisha qëndruan edhe në familjen Mema në Pejë, ku e shpallën mjekun Shyqri Mema, kandidat të AAK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/