Fundamenti

Haradinaj e Kadriu vizitë bizneseve në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i AAK-së Dega në Gjilan Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga struktura e Degës së tij, mëngjesin e së martës kanë pritur para selisë qendrore të AAK-së në Gjilan, kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj. Bashkë, pavarësisht motit me shi, ata janë nisur për vizitë në Tregun e Gjelbër të qytetit.

Qëllimi i kësaj vizite ka qenë njohja nga afër me kushtet në të cilat ushtrojnë tregtinë qytetarët brenda Tregut të Gjelbërt.

Duke u bazuar në atë që është parë gjatë vizitës dhe në atë që çdo qytetarë mund ta shoh edhe vet, Kadriu ka bërë thirrje për përmirësimin e kushteve në të cilat gjenden tregtarët e Tregut të Gjelbërt.

“Ajo çfarë duhet të bëhet dhe që do të bëhet së shpejti, është krijimi i zgjidhjeve konform vullnetit të tregtarëve, duke ofruar kështu kushte më të mira për funksionim. Gjithashtu, duhet të diskutohet edhe çështja e qirasë, e cila është e lartë”, ka thënë Kadriu.

Uji Dea

Ai është takuar me rreth 300 tregtarë sa janë brenda Tregut të Gjelbërt, duke diskutuar pothuajse me sejcilin për kërkesat dhe hallet e tyre, e që në përgjithësi kanë qenë të përbashkëta.

Ndërsa ajo çfarë është potencuar vazhdimisht, ka qenë përkushtimi në ofrimin e kushteve sa më të mira në mjediset ku ushtrohet biznes, sepse këto ambiente janë esenciale për zhvillimin edhe të ekonomisë së një qyteti, ka shtuar më tej Kadriu.

Pas vizitës në Tregun e Gjelbërt, Kadriu, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj dhe të tjerë, kanë vizituar qendrën e kontrollimit teknik “Istria & Bezi”, fabrikën për prodhimin e dyerve dhe dritareve “Trocal” si dhe lagjen e argjendarëve në Gjilan./rajonipress/