“Haradinaj e ka kuptuar se gazi e molotovi nuk çojnë në zgjedhje”

“Haradinaj shkoi tek Presidentja, pavarësisht që Vetëvendosja e ka kritikuar. Zoti Haradinaj e ka kuptuar se gazi lotsjellës brenda Kuvendit dhe koktejet e molotivit jashtë nuk çojnë deri te tërheqja e Qeverisë, me bojkotim të Kuvendit mund të shpallen zgjedhjet, kurs me gaz dhe me molotov kjo Qeveri mandatin do ta çojë deri në fund”,
Sipas njohësit të çështjeve politike, Bajrush Morinës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka kuptuar se metodat e deritanishme të Opozitës nuk janë funksionale.
“Haradinaj shkoi tek Presidentja, pavarësisht që Vetëvendosja e ka kritikuar. Zoti Haradinaj e ka kuptuar se gazi lotsjellës brenda Kuvendit dhe koktejet e molotivit jashtë nuk çojnë deri te tërheqja e Qeverisë, me bojkotim të Kuvendit mund të shpallen zgjedhjet, kurs me gaz dhe me molotov kjo Qeveri mandatin do ta çojë deri në fund”, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovë.