Haradinaj e godet lehtë Kryeministrin: Presim që Thaçi dhe PDK të jenë opozitë konstruktive
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur deklaratës së sotme të kreut të PDK’së Hashim Thaçit.
Në një prononcim ekskluzivisht për Gazetën Express, Haradinaj ka thënë se ka ardhur koha që Thaçi të japë diçka prej vetes, për interes të Kosovës, ndërsa ka theksuar se pret që Thaçi dhe PDK të jenë një opozitë konstruktive.
“Ka ardhur koha që Z. Thaçi të japë diçka prej vetes së tij në interes të Kosovës. Presim të jetë opozitë konstruktive”, ka thënë për Express, Haradinaj.