UBT

Haradinaj: E ardhmja pa “park të paqes” dhe pa barrikada

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë sot vlerësimet e tij edhe për protestën e djeshme në Mitrovicë dhe eskalimin e situatës në këtë protestë.

Haradinaj e ka vlerësuar këtë, si veprim të nxituar duke thënë në anën tjetër se qetësia është shumë e rëndësishme, dhe se e ardhmja do të jetë pa “park të paqes” dhe pa barrikada.

Haradinaj: E ardhme pa park të paqes, pa barrikada

“Atje besoj se është me rëndësi me pas qetësi më së pari në veri, mos me u nxitë, ose mos me u nxitue me veprime askush. Për shkak se e ardhmja do të jetë e mirë, do të jetë pa “park të paqes”, pa barrikada, pa mosbesim të ndërsjellët. Mendoj se fokusimi më i madh duhet me shku kah krijimi i besimit të ndërsjellët jo me veprime të nxitume”, thotë Haradinaj.

Përveq kësaj, kreu i AAK-së ka folur edhe për kushtet e Vetëvendosjes për t’ju bashkuar koalicionit të opozitës, i cili u krijua nga AAK-ja, LDK-ja dhe Nisma.

Haradinaj thotë se ende nuk iu kanë përgjigjur kushteve të Lëvizjes Vetëvendosje, por që ai ka bërë me dije se janë në drejtim të mirë të dialogut me Vetëvendosjen, dhe thotë se do të takohen në ditët në vijim për këtë çështje.

United Hospital

“Jo ende s’jemi përgjigj, por besoj do të kemi takim të radhës të bisedojmë më tutje për ato që i kemi bisedue herën e fundit edhe që i kem marrë edhe me shkrim… Nuk kem caktu datë, mund të jetë gjatë kësaj jave, mund të jetë edhe në ditët që vijojnë… Kemi pas takime të mira deri tash, besoj se është një drejtim i mirë për ato çka po bisedojmë”, shprehet Haradinaj, njëherit edhe i nominuar për kryeministër nga koalicioni opozitar, LDK- AAK- NISMA.

Këto komente i pari i AAK, Ramush Haradinaj, i ka bërë pas takimit me ambasadoren e Belgjikës në Bullgari, jorezidente për Kosovën, Anik Van Calster, të shoqëruar nga shefi i Zyrës Belge në Prishtinë, Pascal Gregoire me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim thanë se është diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë, proceset nëpër të cilat po kalojmë dhe rolin e rëndësishëm të Aleancës në kuadër të tyre, e Van Calster thotë se është diskutuar edhe për të ardhmen evropiane të Kosovës.

Van Calster: Rreth të ardhmes evropiane të Kosovës

“Ne patëm një diskutim shumë të mirë ne folëm për marrëdhëniet bilaterale, rreth të ardhmes evropiane të Kosovës dhe të ardhmen e Kosovës në përgjithësi, dhe jemi të përkushtuar për më shumë marrëveshje bashkë në disa fusha”, deklaron Anik Van Calster.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.