Mobi Casa

Haradinaj: E ardhmja nuk do të ndërtohet duke cenuar sovranitetin

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falënderuar protestuesit për kulturën qytetare të treguar gjatë protestës së sotme.

Haradinaj ka thënë se këto ditë në Amerikë ka përçuar porosinë e popullit se kufijtë e Kosovës janë ata të 17 shkurtit të vitit 2008 dhe se e ardhmja e Kosovës nuk do të ndërtohet duke cenuar sovranitetin e saj me kompromise territoriale.

RCCOLA

“Përshëndes shprehjen e shqetësimit të një numri kaq të respektueshëm të qytetarëve të Kosovës për çështje që janë jetike për të ardhmen e vendit. I falënderoj protestuesit për kulturën qytetare të treguar gjatë protestës së sotme”.

Përshëndes shprehjen e shqetësimit të një numri kaq të respektueshëm të qytetarëve të Kosovës për çështje që janë jetike për të ardhmen e vendit. Shteti i Kosovës është në rrugën e drejtë të kompletimit të kapaciteteve të saja kushtetuese, veçanërisht të transformimit të FSK-së në ushtri, dhe për këtë kemi përkrahjen e aleatëve strategjikë të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook, përcjell Telegrafi.