Hidromorava

Haradinaj dyshon te Hoti për takimin në Uashington, tregon se çfarë i ka thënë kryeministrit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka shfaqur edhe një herë pesimizmin e tij lidhur me përfaqësimin e Kosovës në dialog me Serbinë nga kryeministri Avdullah Hoti.

Në një pjesë të intervistës dhënë Evropës së Lirë, Haradinaj ka thënë se e ka këshilluar Hotin që ta kërkojë Uashingtonin në tavolinën e bisedimeve, ndërsa ka shtuar se AAK-ja është e shqetësuar për përgatitjet, temat dhe formatin e takimeve në dialogun Kosovë – Serbi.

“Unë kam kërkuar nga kryeministri (Avdullah Hoti) të bëjë hapa prapa në këtë agjendën e deleguar të dialogut te zoti Borrell dhe zoti Lajçak dhe ta kërkojë Uashingtonin. Pra, ishte një lajm jashtëzakonisht i mirëpritur nga unë rikthimi i Uashingtonit, takimi i 2 shtatorit. Mirëpo, ne e kemi një shqetësim për përgatitjet që duhet t’i bëjmë. Pra temat, identifikimin e temave, identifikimin e materies për të cilën mund të themi po, por pastaj edhe formati i takimeve”.

“Nuk është rastësi që AAK-ja dëshiron të garantohet se është e sigurt – po e quaj ashtu – për çdo sekuencë të bisedave sepse duam të dimë a e kemi nxjerrë më të mirën për Kosovën”, ka deklaruar Haradinaj në një intervistë për Evropën e Lirë.

Ai ka përmendur edhe rastin e ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi, i cili tha se ishte ndier i përjashtuar në takimin e fundit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Hidromorava

“Pse duhet çdoherë t’i besojmë dikujt tjetër nëse mundemi edhe vetë të ndihmojmë. Ishte rasti i takimit me (presidentin e Serbisë, Aleksandar) Vuçiq. Jam habitur nga vendimi – edhe pse ai është në diskrecion të kryeministrit – i kryeministrit, që të lë jashtë takimit ministrin e Drejtësisë, Selim Selimin, i cili ka dhënë betimin në parlament si ministër, i cili në të kaluarën ka qenë i ngarkuar në dialog – pra, ka vetëdije, ka memorie institucionale –dhe e ka marrë një person që sapo ka filluar punë, shefen e stafit të vetë. Pra, do të jenë disa arsye që duhet t’i trajtojmë me kujdes”, është shprehur Haradinaj.

Ndër tjerash, ish-kryeministri e ka përmendur edhe deklaratën e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, që ka dalë hapur pro shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

“Pastaj, e dëgjojmë nënkryetarin e parë ose të dytin të LDK-së, zotin (Lutfi) Haziri kur flet hapur e publikisht se duhet ta japim Leposaviqin e 18 fshatra. Duke qenë kështu, për ne nuk është më interes t’i japim legjitimitet një qeverie dhe institucioneve të vendit vetëm pse kemi pak pushtet dhe nuk kemi vendimmarrje, e ne pastaj të bëhemi pjesëmarrës të vendimeve të këtyre forcave politike – me respekt për shumicën prej tyre – por, që kanë dhënë prova paqëndrueshmërie në tema të interesit nacional”, ka deklaruar Haradinaj.

Megjithatë, kreu i AAK-së ka theksuar se më 2 shtator në Uashington Kosova do të shkojë për marrëveshjen finale me Serbinë që garanton njohje reciproke.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.