Eko Higjiena

Haradinaj: Drafti i Statutit të Asociacionit i referohet Rezolutës 1244, prandaj kam dilema kujt po i shërben Kurti

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK) Ramush Haradinaj, ka thënë se mënyra se si ka vepruar Kurti për Draft – Statutin e Asociacionit, ka qenë e gabuar.

Haradinaj thekson se ka qenë e rëndësishme që Kosova ta shkruante një propozim të tillë në mënyrë që të kishte bazë Kushtetuese.

E këtë shton ai nuk e ka bërë Kurti, përkundër sipas tij kërkesës së SHBA-së dhe BE-së.

Madje, lideri i Aleancës thotë se Draft-Statuti i referohet Rezolutës 12/44, e që i bie, se është kthyer para Pakos së Ahtisaarit.

Mobi Casa

“Mendoj që e kisha shkruar një propozim të Kosovës, çka është Asociacioni në bazë të Kushtetutës, e ligjeve tona, duke ia dorëzar Bashkimit Evropian. Kjo është ofeta e Kosovës, amerikanët dhe evropianët ia kërkonin Kurtit, një draft të tillë, por nuk e dha”.

“Çka është edhe më e keqja, tha unë e pranoj atë por duhet ta nënshkruaj edhe Vuçiq, e tani dokumenti i Asociacionit quhet 1244, që është një çudi e madhe. Pra kjo është ajo që unë kam dilema se i kujt është ky njeri (Kurti)”.

“Nuk mundesh që me të njëjtën kaluzolë, me u thirrë 1244 në Kushtetutën tonë. Ato e kundërshtojnë njëra tjerën! Ne jemi shpallë vend i pavarur”, tha Haradinaj.