FITORJA

Haradinaj: Dokumentimi i krimeve serbe është obligim ndaj brezave që do të vijnë dhe parahistorisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sot ka marrë pjesë në promovimin e librit “Tokë e mbjellë me varre” të autorit Dibran Fylli.

Haradinaj ka thënë në këtë rast se dokumentimi dhe argumentimi i të gjitha krimeve të pushtuesit në Kosovë, është detyrë dhe obligim ndaj brezave dhe para historisë.
“Dokumentimi dhe argumentimi i të gjitha krimeve të pushtuesit në Kosovë, është detyrë dhe obligim ndaj brezave dhe para historisë. Kënaqësi të isha i pranishëm sot në promovimin e librit “Tokë e mbjellë me varre” të autorit, e luftëtarit të lirisë, Dibran Fyllit”, ka thënë Haradinaj,

Uji Dea

Haradinaj ka theksuar se shqiptarët janë përgjakur dy herë në histori, në përpjekje për të mbrojtur të drejtat e tyre.
“Shqiptarët janë përgjakur shumë herë nëpër histori në mbrojte të të drejtës së tyre. Për t’i dëshmuar krimet e viteve 1998/99, autori dhe veprimtari Dibran Fylli në librin e tij, pos përkujtimit të projekteve shfarosëse antishqiptare, sjellë të dhëna të dorës së parë, që do të shërbejnë jo vetëm për shkrimin e historisë sonë të re, por edhe për dëshmi që shërbejnë për vendosjen e drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai është shprehur mirënjohës për këtë vepër, që brezat e rinj të mos e harrojnë “luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime të dëshmorëve e martirëve të kombit”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.