ARKATANA

Haradinaj: Do t’ia japim vendit një Qeveri që merr vendime të mëdha

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ramush Haradinaj po thotë se me Kadri Veselin u bashkuan për vendime të mëdha për Kosovën. Mandatari për Kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA Ramush Haradianj ka folur për një fillim të ri për vendin, duke e cilësuar kandidaturën e tij për shef të ekzekutivit projekt serioz.

“Jemi bërë bashkë per t’ia dhënë vendit një Qeveri që mund të marrë vendime të mëdha për vendin”, ka shkruar kreu i AAK’së në facebook, derisa ka treguar për një vizitë që bashkë me kryetarin e PDK’së Kadri Veseli kanë bërë në një kompani farmaceutike.

“PDK dhe Kryetari Veseli, por edhe Unë, AAK dhe Nisma, e kemi ofruar veten tonë për një vizion e fillim të ri për vendin, dhe ky është një projekt serioz”, thotë Haradinaj, raporton Gazeta Express.

“Qeveria që vjen, do ta mbrojë produktin vendor. Se ky përcaktim është i drejtë, u binda edhe sot në vizitën që i bëmë Fabrikës farmaceutike “TREPHARM” në Fushë Kosovë”, shkruan i nominuari për kryeministër, që vendin e kishte drejtuar për vetëm 100 ditë në vitin 2004.

ARKATANA

Ramush Haradinaj ka dalë si kandidat i koalicionit PDK-AAK-NISMA pasi këto parti arritën javën që shkojë marrëveshje për koalicionin parazgjedhorë për votimet e jashtëzakonshme parlamentare që mbahen në Kosovë më 11 qershor.

Marrëveshja u arrit në orën e fundit të afatit të KQZ për regjistrimin e koalicioneve pjesëmarrëse në zgjedhjet e muajt të ardhshëm, pasi kryetari i PDK’së Kadri Veseli tërhoqi kandidaturën për t’ia ofruar këtë post Ramush Haradinajt.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare u shpallen pasi Qeveria e Isa Mustafës u shkarkua në Kuvend me anë të një mocioni që e kishin iniciuar deputetët e opozitës, por që u votua edhe nga grupi parlamentar i PDK’së. /GazetaExpress/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.