Uji Dea

Haradinaj: Do t’i përkrahim protestat, por jo dhunën

/ 2 minuta lexim
HW

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë të mërkurën në një konferencë për media se tash e tutje do të jenë aktiv në thirrje, përkrahje dhe organizim të zërit protestues, por për dallim nga Vetëvendosje që nuk e përjashton dhunën si mundësi në protesta, AAK thotë se nuk e përkrah dhunën.

Ai tha se tashmë janë bërë një varg temash për të cilat mund të protestohet si korrupsioni, gjendja e rëndë ekonomike, rendi dhe ligji dhe marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel.

Haradinaj tha se këto marrëveshje kanë disa pjesë që e dëmtojnë Kosovën.

Uji Dea

Lideri i AAK-së e përmendi edhe demarkacionin me Malin e Zi, për të cilën tha se është i dëmshëm për Kosovën dhe që do të jetë një ndër pikat për të cilat protestohet.

Ai e ka kundërshtuar edhe deklarimin e Mustafës se demarkacioni me Malin e Zi është punë e kryer. Sipas tij ratifikimi i marrëveshjes i takon Kuvendit dhe në këtë drejtimin shprehu besimin se kjo marrëveshje nuk do të kalojë në Kuvend.

Haradinaj ka folur për organizimin e protestave, duke thënë se AAK është e qartë në këtë drejtim dhe nuk do të përkrah dhunën në protesta. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.